Colors of Zadrima

Colors of Zadrima. Histori. Vlera.

Punojmë për realizimin e krijimeve unike. Si ti.

Në ateljenë Colors of Zadrima ne besojmë fort tek E BUKURA.

Kemi bindjen se STILI është një vlerë e rrallë, që i mbijeton çdo mode.

Mendojmë se ELEGANCA e bën jetën më interesante dhe ato që e zotërojnë meritojnë të spikasin.

Për këto arsye, të frymëzuara nga traditat historike e të mirënjohura të krahinës sonë punojmë me përkushtim për të realizuar KRIJIME artizanale UNIKE, me dizajne ORIGJINALE dhe materiale TË ÇMUARA, të afta të VALORIZOJNË INDIVIDUALITETIN TËND.

Diçka rreth nesh

Colors of Zadrima është një sipërmarrje familjare.

Punishtja artizanale ndodhet në Dajç të Zadrimës, në zemër të një krahine me tradita, mes Lezhës dhe Shkodrës.

Këtu, tre breza të së njëjtës familje, në bashkëpunim me artizane të talentuara të zonës, punojmë me përkushtim për ruajtjen dhe kultivimin e tre dijeve të çmuara, të trashëguara ndër shekuj: endjen e pëlhurës me tezgjah, qepjen me dorë të veshjeve dhe aksesorëve, si edhe prodhimin me cikël të mbyllur të fijes së mëndafshit.

Materialet e zgjedhura që përdorim, si mëndafshi i prodhuar nga vetë ne, si edhe teknikat e hershme të endjes me dorë e me tezgjah, që i ruajmë e i kultivojmë me pasion, e shtojnë akoma më shumë vlerën dhe origjinalitetin e krijimeve tona. 

Shallet e mëndafshit, fustanet e çantat e krahut të endura në tezgjah, por edhe mbulesat e famshme të tavolinës, perdet apo veshjet tradicionale janë disa nga dhjetëra punimet origjinale që realizojmë për ju.